|
|
ShBA, shfaqet në Kongres filmi dokumentar “BESA” |
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
| |
Astrit Lulushi | Uashington E mërkurë, 30 Qershor 2010
Në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.
Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God's House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.
Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t'i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tri elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; "E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë".
Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca !
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
|
Një libër i ri i botuar nga Springer |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
| |
"Land Degradation and Desertification: Assessment, Mitigation and Remediation" , Eds. Zdruli, Pagliai, Kapur, Faz Cano
Product Details
* *Hardcover:* 490 pages * *Publisher:* Springer; 1st Edition. edition (June 8 2010) * *Language:* English * *ISBN-10:* 9048186560 * *ISBN-13:* 978-9048186563 * *Product Dimensions: * 24 x 17 x 5 cm * *Shipping Weight:* 1.3 Kg **Full reference: Zdruli, Pagliai, Kapur and Faz Cano (Eds). 2010. Land Degradation and Desertification: Assessment, Mitigation and Remediation. Springer-Verlag Berlin Heidelberg New York
Product Description
Land Degradation and Desertification: Assessment, Mitigation, and Remediation reports research results in sustainable land management and land degradation status and mitigation in 36 countries around the world. It includes background papers with continental and international perspectives dealing with land degradation and desertification studies. The book assembles various topics of interest for a large audience. They include carbon sequestration and stocks, modern techniques to trace the trends of land degradation, traditional and modern approaches of resource-base conservation, soil fertility management, reforestation, rangeland rehabilitation, land use planning, GIS techniques in desertification risk cartography, participatory ecosystem management, policy analyses and possible plans for action. Various climatic domains in Africa, Asia, Europe and The Americas are covered. The book will be of interest to a variety of environmental scientists, agronomists, national and international policy makers and a number of organizations dealing with sustainable management of natural resources.
Libri është në shitje në Internet nga një numër i madh kompanish: http://www.amazon.ca/Land-Degradation-Desertification-Assessment-Remediation/dp/9048186560 http://www.borders.com/online/store/TitleDetail?sku=9048186560 http://www.flipkart.com/land-degradation-desertification-pandi-zdruli-book-9048186560 http://www.springer.com/environment/nature+conservation+-+biodiversity/book/978-90-481-8656-3 http://www.bookdepository.co.uk/browse/book/isbn/9789048186563?utm_campaign=Bookrabbit&utm_medium=api&utm_source=FR&utm_content=Watching-the-Door&utm_term=9789048186563
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
| |
Doktoreshë shkencash në fushën e studimeve albanologjike dhe e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi angleze pranë Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Përvojë shumëvjeçare mësimdhënie, konsultime, si dhe aktivitete të tjera të lidhura me proçesin mësimor dhe pedagogjik në fakultetin e Ekonomikut. Në vitin 2009 emërohet Profesoreshë e asociuar në gjuhën angleze në Fakultetin e Ekonomikut pranë Universitetit të Prishtinës.
Nga viti1990 pas dëbimit të arsimtarëve universitarë nga pushteti serb profesoresha Hoxha u zgjodh anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë të Kosovës dhe është angazhuar me seriozitet në vazhdimësinë e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2005 deri në 2008 ka shërbyer si anëtare e Bordit të BSCK (Business Start up Center of Kosova), nga viti 2005 deri në 2007 zëvendes Dekane e Fakultetit të Ekonomikut dhe nga viti 2007 deri në 2009 përgjegjëse e Zyrës për barazi gjinore të Fakultetit të Ekonomikut.
Pjesëmarrje të rregullta në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe në të gjitha konferencat e organizuara nga Instituti Alb-Shkenca. Autore e më se dyzet artikuj shkencorë të botuar në shumë vende të botës.
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
|
Njoftim për vendimet në degën e Kosovës |
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
| |
Të nderuar anëtarë të Institutit Alb-Shkenca,
Po ju njoftojmë sot lidhur me zhvillimet e fundit në degën e Institutit tonë në Kosovë si dhe me një sërë vendimesh të rëndësishme të marra gjatë dy mbledhjeve të kuvendit të anëtarëve te mbajtura në datën 20 maj dhe datën 10 qershor 2010, mbledhje të cilat u kryen nën drejtimin e Prof. Jahja Kokaj, Anëtar Nderi i Institutit Alb-Shkenca dhe themeluesi i degës së Kosovës.
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë që kuvendi i degës së Kosovës mori vendim që Prof. Shpresa Hoxha të jete përfaqësuese zyrtare dhe e autorizuar e Institutit Alb-Shkenca në Prishtinë. Ajo do të kryesojë degën e Institutit Alb-Shkenca në Kosovë, së bashku me të dy nënkryetarët e kësaj dege, zotërinjtë Ali Caka dhe Burim Kamishi.
Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca ! |
|
|
|
|