Njoftime shkencore
-
Një libër i ri i botuar nga Springer25.06.10 Njoftime shkencore Lexo më shumë...
Shkrime akademike
(Fotaq ANDREA)
(Mehmet VOKSHI)
(Shefkije ISLAMAJ)
(Shefkije ISLAMAJ)
(Shefkije ISLAMAJ)
Të reja shkencore
Astrit Lulushi's Blog
- Tingëllimi kronik dhe telefoni celular
- Mbarëvajtja në shkollë dhe çrregullimi psikologjik ADHD
- Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës
- Studim; Mungesa e vitaminës D shkak për diabet, kancer e sëmundje të tjera
- Sa më të moshuar, aq më të gëzuar
- Një analizë e re për pacientët që presin për transplantim të zemrës
- Studim; kreatina për pacientët me sëmundje në zemër
- Melanoma metastazike, përpjekje për mënyra të reja trajtimi
- Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit
- Shqiptarët në Detroit, 100 vjetori i Nënë Terezës
10 JAN 2010 |
|
Kujtimet e Ismail Qemalit u përkthyen nga origjinali në shqip para 42 vitesh në Kanada Nga Dalip Greca Këto ditë kur Shtëpia botuese “Toena” në Tiranë hodhi në qarkullim librin “Kujtimet” e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Qemalit, të përkthyera prej origjinalit nga Abdurrahim Myftiu, media i mëshoi shumë faktit se ishte hera e parë që këto kujtime vinin në shqip nga origjinali.Kjo nuk është e vërtetë. Kujtimet e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe janë botuar jashtë Shqipërisë para 42 vitesh.Përkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora, i cili ndërroi jetë në Kenosha të shtetit Wiskons dhe u varros në Detroit më 1981. Botimi u realizua në Kanada nga Shtëpia Botuse Harmoni Printing Limited. Libri është luksoz, me kopertinë të fortë. Në ballinën me ngjyrë të kuqe është shtrirë një shqiponjë në futurim. Libri ka 275 faqe, që përbëjnë kujtimet dhe 52 faqe plus, ku përfshihet parathënia, shënimi i përkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, që në kohën e përkthimit të “Kujtimeve” jetonte në Romë. Në faqen e parë është vendosur shënimi:Përktheu nga Anglishtja Reshat Agaj. Libri ka dhe një album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotërojnë fotografi të aktit të shpalljes së pavarësisë. Përkthysi ua kushton librin: “Dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit; atyre që ranë në çdo vend dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, për Flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit”. Libri ka në hyrje dy poezi, njërën nga poeti Duçe J. Baba, botuar në “Kalendari Kombiar të vitit 1900, kushtuar Ismail Qemalit dhe tjetra”Bjen Telat”-Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci, kushtuar Atit të pavarësisë së Shqipërisë. Para se të shpalosë kujtimet e Ismail bej Qemalit nga origjinali në shqip, përkthyesi ka sjellë shkrimin “Udhëtimi i Ismail Qemalit në Sicili”, marrë nga libri i Pietro Scaglione”Historia e shqiptarëve të Italisë.”, me përhyrje të Lumo Skëndos,(Mid’hat Frashëri).Ky udhëtim i Ismail Bej Qemalit është realizuar në majt të vitit 1909, pra para aktit të shpalljes së pavarësisë. “Kujtimet” e Ismail bej Qemalit paraprihen nga parathënia e William Morton Fullerton, që zënë diçka më shumë se 6 faqe të librit. Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca !
|


