English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
10
Maj
2010
Mbi librin “Nën hijen e Rozafës” të Sami Repishtit Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   

Astrit Lulushi

Njerëz që kanë mbijetuar ngjarje tragjike shpesh e gjejnë vetën mes ndjenjës së fajit: ”Pse shpëtova kur shumë te tjere vdiqën?” Ka edhe nga ata që në dukje nuk pësuan gjë gjë, e ndoshta përfituan, dhe gjithashtu pyesin: “Pse jeta është kaq e lehtë?”

Kur lexon librin “Nën hijen e Rozafës” të prof. Sami Repishtit, këto pyetje sikur marrin përgjigje, sepse njeriu është pjesë e një të tëre -  familje, shoqëri, komb, botë – dhe me cdo njeri që vdes, vdes një pjesë e tjetrit. Prandaj vuajtjet, ngjarjet tragjike lënë gjurmë. Pas kësaj asgjë nuk është më sic ishte; vuajtje a vdekje e pjesëshme është njëkohësisht lindje e re, me karakter ndryshe.

Libri është shkruar nga këndvështrimi i dëshmitarit “në ferrin fashist dhe komunist, jo si politikan i makropolitikës shqiptare, por si besnik  i jetës me dinjitet.” (“Nën hijen e Rozafës” fq. 7) Një jetë e tillë e bëri të njohë më mirë njeriun si krijesë fisnike, si dhe njeriun e aftë për me zbritë poshtë, në botën e cnjerëzimit më të plotë e vdekjes më të frikshme. “Në këtë botë të nëntokës përqafova viktimën dhe e deshta me passion…kjo mundi edhe kërcënimin e vdekjes.”

“Nën hiijen e Rozafës” është autobiografi; kujtime që autori i nis që nga mosha 10 vjecare, kur njeriu zakonisht fillon edhe te dallojë nuancat e botës dhe njerëzve rreth vetes. Një orë mësimi historie në kështjellën e Rozafës, në një moshë kur “tek na nga një ditë në tjetrën hidhej fara e një tradite për sakrificë ne altarin e atdheut”.(fq. 21).

Tregimet e historisë i bënin këta fëmijë 10 vjecarë të ndjeheshin krenarë, por ishte “landa e gjeografisë gjithëherë e dhimbshme kur mësuesi na shpjegonte se krahina të tana të “tokës nanë” ishin shkëputë nga atdheu me forcë e pa të drejtë nga fqinjt”(fq. 24).

Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca !

 

Add comment


Security code
Refresh