[Natyra] Vazhdohet afati per paraqitje ne Tubimin e Prishtines

Bajram Berisha berisha at wzw.tum.de
Fri Mar 30 05:01:54 EDT 2007


Te dashur miq te Shkencave te Natyres,

Ju perkujtoje se per shkak te interesimit te madh, afati per paraqitjen e 
kumtesave per  "Tubmin e Prishtines" eshte vazhduar deri me 30 prill 2007. 
Me poshte po ju dergoje edhe listen e autoreve dhe titujve te kumtesave te 
paraqitura deri me tani ne seksionin e SHN. Ju lutem shqyrtoni edhe njehere 
mundesine e paraqitjes suaj si dhe informoni edhe koleget tuaj lidhur me 
mundesine e paraqitjes deri ne fund te prillit.

Ne fund te prillit komisioni per vlersimin e abstrakteve ne baze te 
deshires se autoreve si dhe te vleresimit te komisionit do te vendos per 
menyren e prezantimit te rezulatateve, qe do te mund te jete:
-Ligjerate plenare
-Kumtese shkencore ose
-Poster

************************
Lista e paraqitjeve ne Seksionin e Shkencave te Natyres:
1. Kostandin Dollani, Luan Qafmolla, Jani Mbrica, Elvis Telhaj, Eriona 
Bakiu, Meto Çulli dhe Enver Hoxhaj:  Perdorimi i dozimetrave TLD-100 ne 
monototimin e punonjesve nga burimet e rrezatimeve jonizuese ne Shqiperi 
(2002-2006).  Instituti Fizikes Berthamore, Tirane dhe Universiteti i 
Shkodres "Luigj Gurakuqi", Fakulteti i Shkencave te Natyres, Shkoder
2. Luan Qafmolla, Vladimir Titka: Qendra e mjekesise berthamore (QMB) ne 
qendren spitalore universitare Tirane (QSUT) "Nene Tereza" dhe aktivitetet 
e saj.  Instituti i Fizikes Berthamore, Tirane, dhe Qendra Spitalore 
Universitare, "Nene Tereza", Qendra e Mjeksise Berthamore Tirane
3. Sefer  Avdiaj: Përcaktimi i zhvendosjes fazore me anë të interferometrit 
Mach-Zehnder.  Fakulteti i Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike ne 
Prishtine.
4. Lila Shundi, Grigor Zoraqi: Gjendja aktuale dhe zhvillimi perspektiv i 
metodave laboratorike te biologjise molekulare ne institucionet 
shendetesore te RSH (The present state of the art and the perspective 
development of lab metods of molecular biology in the health care 
institutions of the Republic of Albania)
5. Jahja Kokaj:  Roli i lazerit dhe drites koherente ne zhvillimin e 
shkencave dhe teknologjive moderne. Ligjerues ne Katedren e Fizikes ne 
Kuwajt dhe Profesor Vizitues ne Universitetin Carnegie -Mellon, 
Departamentit CEODP, ne Pittsburgh, SHBA
6. Bajram Berisha:  Disa nga arritjet metodike ne zhvillimin e biologjisë 
se reproduksionit gjatë 40 viteve te kaluara: Nga Gjenomi deri te Proteomi! 
Katedra per Fiziologji, Qendra per shkenca biologjike dhe te ushqyerit ne 
Weihenstephan, Universiteti Teknimk i Munihut, Gjermani
7. Bejo Duka, Niko Hyka:  Perdorimi i rrjetave neuronike ne parashimin e 
fushes gjeomagnetike.  Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Shkencave Natyrore.

************************

Gjithe te mirat,
Bajrami
***********************************************
Dr. B. Berisha
Lehrstuhl für Physiologie
Wissenschaftszentrum Weihenstephan
Technische Universität München

Weihenstephaner Berg 3
85354 Freising-Weihenstephan

Tel.:  +49 (0) 8161-71 3510
Fax:  +49 (0) 8161-71 4204
e-mail: berisha at wzw.tum.de
http://www.wzw.tum.de/fml/physio/
-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: http://alb-shkenca.org/pipermail/natyra_alb-shkenca.org/attachments/20070330/37e17ec8/attachment.html 


More information about the Natyra mailing list