[Natyra] Ftesa e fundit (Takimi i Prishtines)

Bajram Berisha berisha at wzw.tum.de
Thu Mar 15 04:06:42 EDT 2007


Ftesa e fundit per paraqitje ne tubimin e Prishtine


Te nderuar miq te seksionit te shkencave,

Duke pritur përgjigjen tuaj ne e-mailin tim te dates 02.02.2007 (derguar ne 
adresen e shkencave te natyres) ju informoje se ne kuader te grupit te 
punes se ASH po behen pergatitjet perfundimatare per takimin e Prishtines 
(15-16 Gusht 2007). Siç e dini data 31 marsi eshte caktuar afati i fundit 
per paraqitjen e titujve te kumtesave.

Siç jeni te informuar ne kuader te Takimit te Prishtines seksioni i 
shkencave te natyres planifikon te organizoje konference te veqante 
shkencore. Ideja ime eshte qe te organizohet nje sesion plenar i Shkencave 
te Natyres ku kandidatet e ftuar do mbajne ligjerata te karakterit te 
pergjithshem (30 min/ligjerate). Pervec ketij sesioni planifikojme te 
organizojme edhe sesione te veçanta te shkencave te natyres ku te gjithe 
kandidatet e interesuar do te mund ti paraqesin rezultatete e tyre 
origjinale shkencore (10 min. per cdo kumtese). Mirepo mbetemi te hapur 
edhe per forma tjera te prezantimeve?

Deri me tani me kumtesat e tyre jane paraqitur:
Jahja Kokaj: “Roli i laserit dhe drites koherente ne zhvillimin e shkenvave 
dhe teknologjive moderne”
Bajram Berisha: “Nga gjenomi deri te proteomi – Analiza e ekspresionit te 
gjeneve”

Ne letren time te pare, per zoti z. Merkoci pata propozuar themen: 
“Biosensoret dhe Nanoteknologjia ???”, nderkaq per z. Magari themen 
“Biostatistika dhe aplikimi...???”. Zoti Magari eshte deklaruar se per 
arsye personale nuk do te ket mundesi te marri pjese ne tubim, mirepo ka 
shprehur gatishmerin per te ndihmuar tubimin ne te gjitha menyrat e 
mundeshme (shihe letren e R. Magarit te dates 09.01.2007).

Ne menyre qe te mund te planifikojme detajet e ketij takimi Ju lutem edhe 
njehere qe personalisht te pergjigjeni ne pyetjet:

1. A keni mundesi te merrni pjese ne Takimin e Prishtines?
2. Nese PO, a jeni te interesuar te paraqiteni me ligjerate plenare kumtese 
shkencore ose forme tjeter te paraqitjes?

Natyrisht i mirepresim te gjitha idete, propozimet dhe deshirat tuja lidhur 
me kete takim, por edhe lidhur me organizimin e Alb-shkences ne pergjithesi.

Mire mbetshi,
Bajrami


***********************************************
Dr. B. Berisha
Lehrstuhl für Physiologie
Wissenschaftszentrum Weihenstephan
Technische Universität München

Weihenstephaner Berg 3
85354 Freising-Weihenstephan

Tel.:  +49 (0) 8161-71 3510
Fax:  +49 (0) 8161-71 4204
e-mail: berisha at wzw.tum.de
http://www.wzw.tum.de/fml/physio/
-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: <http://alb-shkenca.org/pipermail/natyra_alb-shkenca.org/attachments/20070315/4731fdda/attachment-0002.html>


More information about the Natyra mailing list