AZHURNUAR_ANAS

Revista “ANAS – Studia humanitatis” është një revistë shkencore që përfshin kryesisht studime nga fusha e Albanologjisë.

Botohet nga Instituti Alb-Shkenca – Dega e Maqedonisë së Veriut me seli në Shkup. Numri ISSN i revistës “ANAS – Studia humanitatis” është 1857 – 8896.

Numri i parë u shtyp në vitin 2013 dhe deri tani janë botuar 19 numra, duke përfshirë 115 autorë me rreth 200 artikuj shkencorë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.

Si themelues të revistës “ANAS – Studia humanitatis” janë:

Prof. dr. Zeqirja NEZIRI (“Shën Cirili dhe Metodi”, Maqedoni ) si kryeredaktor përgjegjës, Prof. dr. Kristaq JORGO (Universiteti Shtetëror i Tiranës, Shqipëri), Prof. dr. Shpresa HOXHA (Universiteti i Prishtinës, Kosovë) dhe Prof. dr. Mustafa IBRAHIMI (Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup), si përgjegjës të fushave përkatëse.

 

Këshillin redaktues të kësaj reviste e përbëjnë studiuesit:

  • Emil LAFE (Shqipёri)
  • Sami REPISHTI (SHBA)
  • Niko QAFOKU (SHBA)
  • Zeqirja NEZIRI (Maqedonia e Veriut)
  • Shpresa HOXHA (Kosovё)
  • Kristaq JORGO (Shqipёri)
  • Mustafa IBRAHIMI (Maqedonia e Veriut)
  • Lluka QAFOKU (Shqipёri)
  • Robert MAGARI (SHBA)
  • Arbnora DUSHI (Kosovё)
  • Nebi CAKA (Kosovё)
  • Merita SAUKU BRUCI (Shqipёri)
  • Agim LEKA (Maqedonia e Veriut)
  • Arben HOXHA (Kosovё)
Shpërndani artikullin: