Ali Caka Frymëzim dhe bashkëbisedim mes miqve 11 qershor 2025 Sot pata…
11 Qershor, 2025Ali Caka
Frymëzim dhe bashkëbisedim mes miqve
11 qershor 2025
Sot pata kënaqësinë të mirëpres miqtë e nderuar, njerëzit e shkencës dhe të dijes, profesorë e akademikë, me të cilët ndava jo vetëm momente shtendosëse, por edhe zhvillova një bashkëbisedim të thellë për çështjet që prekin botën e shkencës, të dijes dhe të zhvillimit mbarëkombëtar.
I ftova këto personalitete të çmuara që të ndajmë së bashku vizione dhe ide për forcimin e rolit të Institutit Alb-Shkenca, duke kontribuar bashkërisht që ky institucion të vazhdojë të ecë me vendosmëri në rrugën që është trasuar qysh prej vitit 2002, në të mirë të mbarëkombëtares dhe në ndërlidhje të fuqishme me ndërkombëtaren shkencore.
Në emrin tim personal dhe të Institutit Alb-Shkenca, i falënderoj me mirënjohje të veçantë Prof. Arbenin, Prof. Besnikun, Prof. Nebiun, Prof. Fetahun, Prof. Muhametin dhe Prof. Ramën për kohën që ndanë, për mendimet e çmuara dhe për gatishmërinë e tyre që të jenë pjesë e aktiviteteve tona të përbashkëta.
Kjo është rruga e duhur, ky është modeli i duhur i bashkëpunimit, kjo është shkenca me shpirt bashkëpunimi dhe me vizion të qartë për të ardhmen tonë po edhe në dobi të njerëzimit.
