Instituti Alb-Shkenca organizon takimin XVIII vjetor ndërkombëtar në Prishtinë

Instituti Alb-Shkenca organizon takimin XVIII vjetor ndërkombëtar në Prishtinë

6 Qershor, 2023 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Instituti Alb-Shkenca, strukturë shkencore joqeveritare e joftimprurëse që bashkon studiues të gjitha disiplinave nga diaspora e nga mbarë trojet shqiptare në Ballkan, institucioni i parë shkencor mbarëshqiptar, njofton fllimin e përgatitjeve për Takimin XVII Vjetor Ndërkombëtar të tij i cili në bashkëpunim me universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të organizojnë këtë takim në Prishtinë, Republika e Kosovës me datë 13-14 tetor 2023.

Tema kryesore është “Inteligjenca Artificiale (IA) në arsim dhe në kërkimin shkencor“.

Ftohen të gjithë studiuesit dhe shkencëtarët, të marrin pjesë në këtë tubim të madh shkencor.
Në pajtim me frymën dhe traditën e Institutit Alb-Shkenca, të interesuarit janë të ftuar të kumtojnë në Takim arritjet e tyre më të reja në fushat specifke të hulumtimit e të ekspertizës.

 

Më shumë informacion mbi këtë aktivitet shkencor do të gjeni në: http://iash-takimet.org

Shkarkoni thirrjen:

Shpërndani artikullin: