Shkenca fiton vlerë kur njohuritë e saj kthehen në mundësi për jetën d…
12 Nëntor, 2026Shkenca fiton vlerë kur njohuritë e saj kthehen në mundësi për jetën dhe shoqërinë.
Prof. Dr. Bajram Berisha do të jetë pjesë e Takimit XXI Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, që mbahet më 4–5 dhjetor 2026 në Prishtinë.
Më 4 dhjetor, ai do të kontribuojë si panelist në Seancën Plenare 4: “Shëndeti, mjedisi, arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.
Profesor në Universitetin e Prishtinës, i angazhuar edhe në mësimdhënie në Universitetin Teknik të Mynihut dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Berisha sjell përvojën e tij në bioteknologji dhe biologjinë e riprodhimit. Pjesëmarrja e tij është një mundësi për të diskutuar se si kërkimi shkencor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mund t’i shërbejnë shëndetit, arsimit dhe brezave të rinj të studiuesve.
Ju mirëpresim në Prishtinë, për të ndarë dije dhe për të ndërtuar bashkëpunime!
#AlbShkenca #UniversitetiPrishtinës #TakimiXXI #BajramBerisha #ShkencaPërShoqërinë #Prishtinë2026
