𝗦𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗮 𝗻𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗻, 𝗶𝗻𝗼𝘃𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗻𝗮 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗻! 𝗗𝗿. 𝗜𝘀𝗮𝗸 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶 do të mar…
14 Nëntor, 2026𝗦𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗮 𝗻𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗻, 𝗶𝗻𝗼𝘃𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗻𝗮 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗻!
𝗗𝗿. 𝗜𝘀𝗮𝗸 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶 do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, që mbahet më 𝟰–𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲 në Prishtinë.
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës do të jetë panelist në 𝗦𝗲𝗮𝗻𝗰ë𝗻 𝗣𝗹𝗲𝗻𝗮𝗿𝗲 𝟯: “Inovacioni, shkenca dhe teknologjitë për të ardhmen”, më 4 dhjetor.
Kërkimet e tij shkencore përfshijnë sistemet e shpërndara, sistemet e orientuara në shërbime, arkitekturat e mikroshërbimeve dhe zbatimin e TIK-ut në arsim. Përvoja e tij akademike dhe kontributi në projektin evropian SMART4ALL – Horizon 2020 sjellin një perspektivë të vlefshme mbi bashkëpunimin ndëruniversitar dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore.
Pjesëmarrja e tij do të pasurojë diskutimin mbi lidhjen ndërmjet kërkimit, inovacionit dhe arsimit, si dhe mundësitë që teknologjia krijon për brezat e rinj.
Ju mirëpresim për të ndarë dije, përvoja dhe ide për të ardhmen!
#AlbShkenca #UniversitetiPrishtinës #TakimiXXI #IsakShabani #FIEK #Inovacioni #Prishtinë2026

