𝗙𝘂𝗾𝗶𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗴𝗹𝗼𝗯𝗮𝗹! 𝗗𝗿. 𝗜𝗯𝗮𝗱𝗲𝘁𝗲 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗰̧𝗶 do të jet…
27 Nëntor, 2026𝗙𝘂𝗾𝗶𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗴𝗹𝗼𝗯𝗮𝗹!
𝗗𝗿. 𝗜𝗯𝗮𝗱𝗲𝘁𝗲 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗰̧𝗶 do të jetë paneliste në Seancën Plenare Ndërdisiplinore të Takimit XXI Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca.
Profesore e kardiologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe presidente e Shoqatës së Aterosklerozës së Kosovës, ajo sjell përvojën e saj klinike, akademike dhe kërkimore në shëndetin kardiovaskular.
Si udhëheqëse e imazherisë kardiake joinvazive në Klinikën e Kardiologjisë dhe e statistikave në Panelin Ndërkombëtar të Ekspertëve të Lipideve (ILEP), kontributi i saj ndërlidh praktikën klinike me analizën shkencore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Si mund ta shndërrojmë dijen shkencore në parandalim më efektiv dhe kujdes shëndetësor më cilësor?
📅 5 dhjetor 2026
📍 Prishtinë
Ju mirëpresim për një diskutim mbi rolin e shkencës në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së shoqërisë!
#AlbShkenca #UniversitetiPrishtinës #IbadeteBytyçi #Kardiologjia #ShëndetiGlobal #Shkenca
