Në UEJL Shkup u mbajt takimi i XIII-të i Alb-Shkencës

Në UEJL Shkup u mbajt takimi i XIII-të i Alb-Shkencës

1 Shtator, 2018 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, prej 01 – 02 shtator 2018, në Universitetin e Evropës Juglindore, në Shkup e mbajti takimin e trembëdhjetë me temë: “Bota shqiptare në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.

Në këtë takim morën pjesë figura të njohura të shkencës dhe personalitete publike shqiptare, të cilët e përkrahën këtë takim, që këtë vit u mbajt në frymën e Vitit të Skënderbeut.

Në seancën plenare u diskutuan tema historike, etnografike, gjuhësore dhe aspekte të tjera që lidhen me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Takimin e përshëndeti rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, ministri i Kulturës, z. Asaf Ademi, zyrtari i lartë i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës z.Safet Neziri, kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, drejtori i Institutit Alb-Shkenca, Prof. dr. Gentian Zyberi, këshilltari i lartë politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, z. Fehmi Hysenaj dhe personalitete të tjera.

Në kuadër të këtij takimi u prezantuan punime shkencore në katër konferenca paralele: Filologjia, Historia, Kultura dhe Terminologjia; Bujqësia; Natyra dhe Mjedisi; dhe Inxhinieria, teknologjia dhe Informatika.

Shpërndani artikullin: