Ligjeratë e hapur nga Prof. Dr. Gentian Zyberi
31 Janar, 2019Më 27.11.2018 Fakulteti juridik organizoi ligjeratë të hapur nga Prof. Dr. Gentian Zyberi – Shef i Departamentit të Qendrës Norvegjeze për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos.
Profesor Zyberi ligjëroi në temë: ”Mbrojtja e interesave të komunitetit sipas të drejtës ndërkombëtare: sfidat dhe perspektivat”.
Studentët dhe stafi i Fakultetit juridik patën rastin të dëgjojnë nga Prof. Zyberi për eksperiencën e tij dhe legjislacionin ndëprkombëtar për mbrojtjen e interesave të komunitetit, sfidat dhe perspektivat në këtë drejtim.
Prof. Dr. Gentian Zyberi është anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së (2019-2022) dhe anëtar i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë.
Prof. Dr. Gentian Zyberi është poashtu edhe kryetar i Institutit Alb-Shkenca me degë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.