
Deklaratë e IASH me rastin e aksidentit tragjik të autobusit të RMVs në Bullgari
23 Nëntor, 2021Instituti Alb-Shkenca,shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre, gjatë aksidentit tragjik ku një autobus udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në afërsi të Sofjes, Bullgari me 23.11.2021 duke u kthyer nga Turqia.
Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.