Studiuesi shqiptar, Prof. Niko Qafoku, renditet ndër 2% të shkencëtarëve me ndikim në të gjithë botën (World’s Top 2% Scientists)

Studiuesi shqiptar, Prof. Niko Qafoku, renditet ndër 2% të shkencëtarëve me ndikim në të gjithë botën (World’s Top 2% Scientists)

19 Tetor, 2022 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Bazuar në rezultatet e publikimeve në SCOPUS, një profesor i Universitetit të famshëm të Stanfordit në SHBA ka botuar listën e plotë të 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë.
Studimi i Prof. John P.A. Ioannidis u botua nga shtëpia botuese Elsevier në 10 tetor 2022.
Në listën e karrierës bën pjese dhe shkencëtari shqiptar Profesor Nikolla P. Qafoku.

Në studim jepen të dhëna të veçanta për ndikimin që ka patur puna kerkimore-shkencore e Prof. Qafokut gjatë tërë karrierës së tij më shumë se 30 vjeçare, sidomos për ndikimin e tij gjatë vitit të fundit 2021.
Studimi në fjalë mund të gjendet në lidhjen e mëposhtëme:

Ju urojmë suksese të mëtejshme akademikëve tanë të nderuar brenda dhe jashtë vendit!

Shpërndani artikullin: