Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit  të Gjuhës Shqipe

Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit  të Gjuhës Shqipe

22 Nëntor, 2022 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u unifikua 114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

 

Me rastin e Ditës së Alfabetit  të Gjuhës Shqipe, Instituti Alb-Shkenca uron gjithë shqiptarët për këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe shkrimit të saj.

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!

Shpërndani artikullin: