U organizua takimi XVIII vjetor ndërkombëtar nga Instituti Alb-Shkenca

U organizua takimi XVIII vjetor ndërkombëtar nga Instituti Alb-Shkenca

19 Tetor, 2023 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Prishtinë, 18 Tetor 2023

Gjatë dy ditëve, me 13 dhe 14 tetor, u organizua takimi XVIII vjetor ndërkombëtar nga Instituti Alb-Shkenca. Në këtë ngjarje, gjatë dy ditëve morën pjesë mbi 400 hulumtues të njohur nga vendi dhe diaspora, së bashku edhe me hulumtues të rinj.
Në ditën e parë të takimit u zhvilluan katër panele tematike ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale (AI) dhe ndikimet e saj në shumë fusha, duke përfshirë arsimin, kërkimin shkencor dhe aspekte të ndryshme të jetës. Diskutimet theksuan sfidat dhe mundësitë që sjell kjo teknologji në zhvillimin e dijes.

Dita e dytë ka qenë e rezervuar dhe u është kushtuar prezantimeve të punimeve shkencore. Studiues të shumtë ndanë punën e tyre të palodhur dhe pasionin për shkencën, duke diskutuar mbi rezultatet dhe zbulimet më të fundit në fusha të ndryshme.

Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë më të thellë ndaj të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje të rëndësishme. Kontributi i tyre vlerësohet në mënyrë të madhe, pasi ata e bënë të mundur një diskutim të pasur, frytdhënës dhe edukativ rreth të ardhmes së shkencës dhe arsimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në skenën ndërkombëtare.

Instituti Alb-Shkenca

Shpërndani artikullin: