Ngushëllime familjes së Prof. Sami Repishtit

Ngushëllime familjes së Prof. Sami Repishtit

28 Dhjetor, 2024 Mbyllur Publikuar nga administruesi

E nderuar familje e Prof. Repishtit,

duke ju kerkuar ndjesë për dërgimin me shumë vonesë të këtij mesazhi ngushëllimi, më lejoni që në emrin e Institutit Alb-Shkenca dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta fizike të Prof. Repishtit.

Prof. Repishti ka dhënë një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare pëgjatë dekadave dhe ka qenë një zë intelektual rregullisht i pranishem në median shqiptare, sidomos atë të shkruar duke trajtuar tema sociale e politike me shumë rëndësi për vendet tona. Shpesh i kemi ndarë mes nesh shkrimet e tij te herëpashershme në gazetën Panorama.

Si një anëtar nderi i Institutit Alb-Shkenca, dhe i persekutuar politik për shumë vjet për bindjet e tij politike, Prof. Repishti ka qenë një frymëzim për ne si një figurë e intelektualit shqiptar patriot. Ndonëse Prof. Repishti nuk pati mundësi që të na bashkohej fizikisht në Takimet tona Vjetore për arsye të moshës, ai na nderoi me një mesazh përshëndetje në vitin 2020.

Ju urojmë forcë si familje që ta përballoni këtë humbje të pazëvendesueshme. Besojmë fort se puna dhe shembulli i Prof. Repishtit do te vazhdojnë të frymëzojnë breza intelektualesh shqiptarë në punën e tyre për të mirën e përbashkët të shoqerisë sonë.

Dhe një herë, ngushëllimet tona më të sinqerta!

Me respekt,
Gentian Zyberi

Kryetar i Përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca
Prof. Dr. Gentian Zyberi, LL.M (UU)

Shpërndani artikullin: