Prof. Dr. Gentian Zyberi do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar…

Prof. Dr. Gentian Zyberi do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar…

11 Nëntor, 2026 Mbyllur By

Prof. Dr. Gentian Zyberi do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, që mbahet më 4–5 dhjetor 2026 në Prishtinë.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Universitetin e Oslos do të jetë panelist në Seancën Plenare 2: “Qeverisja, e drejta, ekonomia dhe politikat publike”, më 4 dhjetor.

Me përvojën e tij të pasur akademike dhe profesionale ndërkombëtare, Prof. Zyberi do ta pasurojë diskutimin mbi sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rolin e institucioneve në qeverisjen e përgjegjshme.

Ju mirëpresim!

#AlbShkenca #TakimiXXI #GentianZyberi #Qeverisja #TëDrejtatENjeriut #Prishtinë

View original post on Facebook

Shpërndani artikullin: