Prof. Emil Lafe do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar të Insti…
11 Nëntor, 2026Prof. Emil Lafe do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, që mbahet më 4–5 dhjetor 2026 në Prishtinë.
Gjuhëtari i shquar do të jetë panelist në Seancën Plenare I: “Shoqëria, gjuha, kultura dhe identiteti në epokën digjitale”, më 4 dhjetor.
Me përvojën dhe kontributin e tij shumëvjeçar në studimin dhe zhvillimin e shqipes standarde, Prof. Lafe do ta pasurojë diskutimin mbi gjuhën, kulturën dhe identitetin në kushtet e transformimit digjital.
Ju mirëpresim!
#AlbShkenca #TakimiXXI #EmilLafe #GjuhaShqipe #Prishtinë

