Si mund të kontribuojë diaspora akademike shqiptare në të ardhmen e Sh…
23 Shtator, 2026Si mund të kontribuojë diaspora akademike shqiptare në të ardhmen e Shqipërisë?
Përmes dijes, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit.
“Shqipëria 2026 – Demokracia, Institucionet dhe Integrimi Evropian në Udhëkryq”
24–25 Tetor 2026 | Tiranë & Online
Kjo nismë sjell së bashku akademikë shqiptarë nga e gjithë bota për të kontribuar me ekspertizën e tyre në zhvillimin demokratik të Shqipërisë, forcimin e institucioneve dhe procesin e integrimit evropian.
Në qendër të konferencës është hartimi i përbashkët i raportit të pavarur akademik “Shqipëria 2026 – Demokracia, Institucionet dhe Integrimi Evropian në Udhëkryq”. Ky raport do të ofrojë analiza të mbështetura në evidencë dhe rekomandime konkrete mbi demokracinë, institucionet publike, reformat në qeverisje dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Formati: Tiranë & Online
www.gaan-albania.org
