Prof. Dr. Gentian Zyberi do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar…
11 Nëntor, 2026Prof. Dr. Gentian Zyberi do të marrë pjesë në Takimin XXI Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, që mbahet më 4–5 dhjetor 2026 në Prishtinë.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Universitetin e Oslos do të jetë panelist në Seancën Plenare 2: “Qeverisja, e drejta, ekonomia dhe politikat publike”, më 4 dhjetor.
Me përvojën e tij të pasur akademike dhe profesionale ndërkombëtare, Prof. Zyberi do ta pasurojë diskutimin mbi sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rolin e institucioneve në qeverisjen e përgjegjshme.
Ju mirëpresim!
#AlbShkenca #TakimiXXI #GentianZyberi #Qeverisja #TëDrejtatENjeriut #Prishtinë

