Instituti Alb-Shkenca zhvilloi online seancën plenare dhe panelet tematike

Instituti Alb-Shkenca zhvilloi online seancën plenare dhe panelet tematike

21 Nëntor, 2020 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Instituti Alb-Shkenca ka mbajtur këtë të shtunë takimin e XV vjetor Ndërkombëtar me ç’rast zhvilloi online Seancën e parë plenare dhe panelet tematike.

Takimin me praninë e tyre virtuale e nderuan përfaqësuesit e shtetit të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Selim Selimi dhe Ministri i Shtetit për Diasporë i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Prania virtuale e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Naser Sahiti i dha përkrahje shkencore Takimit XV.

Takimin e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca, Gentian Zyberi, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Oslos.

Në Takimin XV u bë edhe promovimi i Librit për veprimtarinë 15-vjeçare të Institutit Alb-Shkencës.

Promovimin e bëri njëri nga autorët, Mustafa Ibrahimi, e për historikun e Institutit Alb-Shkenca foli kryetari i nderit Niko Qafoku.

Për veprimtarinë botuese dhe takimet, si dhe pjesëmarrjen e shkencëtarëve dhe studiueseve në Takimet e Institutit Alb-Shkenca foli zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca, Eshref Januzaj.

Takimi i vazhdon punimet edhe nesër me Seancën II plenare – Angazhimi i diasporës shkencore në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në trojet shqiptare, si dhe me konferencat shkencore të cilat zhvillohen paralel dhe ku shkencëtarët dhe studiuesit do të paraqesin të arriturat e tyre shkencore në fushat e dijes me të cilat merren.

Regjistrimet nga Takimi XV mund të ndiqen edhe në Facebook në profilin e Institutit Alb-Shkenca.

Shpërndani artikullin: