Deklaratë e IASH me rastin tragjik në Tetovë, RMV

Deklaratë e IASH me rastin tragjik në Tetovë, RMV

12 Shtator, 2021 Mbyllur Publikuar nga administruesi

INSTITUTI ALB-SHKENCA
Tiranë – Prishtinë – Shkup

Instituti “Alb-Shkenca” ka mësuar me dhimbje të thellë për tragjedinë e datës 8 shtator në Tetovë ku nga djegia e spitalit modular për Covid-19 humbën jetën 14 persona.

Ne i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjeve për humbjen e pazëvendësueshme dhe jemi pranë tyre me mendje dhe zemër në këto ditë të vështira për to.

Po ashtu, ne presim që autoritetet shtetërore të marrin masat e nevojshme që të gjejnë shkaqet, të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës, dhe të sigurojnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen.

 

Në emër të Institutit,

Gentian Zyberi, Kryetar i përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca
Zeqirja Neziri, Kryetar i Degës së Maqedonisë së Veriut

Shpërndani artikullin: