Në Shkup, mbahet takimi i 19-të vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca

Në Shkup, mbahet takimi i 19-të vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca

1 Nëntor, 2024 Mbyllur Publikuar nga administruesi

Instituti Alb-Shkenca organizoi takimin e 19-të vjetor ndërkombëtar, duke hapur seancën solemne dhe panelet tematike ku studiues nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera diskutuan rreth temës: “Rrugët për Integrimin e Arsimit Shqiptar në Hapësirën Edukuese dhe Kërkimore Evropiane”.

Gjatë seancës solemne në fjalët përshëndetëse, Z. Gentian Zyberi, kryetar i përgjithshëm i IASH-së, Z. Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë i RMV-së, Z. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, Znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga Kosova, dhe Z. Ardian Maçi, kryetar i degës së IASH-së në Shqipëri, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit shkencor.

Seancat dhe diskutimet u zhvilluan sipas planprogramit të takimit, ku morën pjesë disa profesor, akedemik dhe studies të fushave të ndryshme.

Takimi u mbështet nga Instituti Alb-Shkenca, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Çairit dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, i cili ishte nikoqir i këtij eventi të rëndësishëm shkencor.

Instituti Alb-Shkenca falenderon organizatorët dhe nikoqirt për organizimin dhe mbështetjen.

Shpërndani artikullin: