Fjala e mbajtur gjatë Takimit 11-të të Institutit Alb-Shkenca në Tiranë
29 Gusht, 2018Koleget e Institutit dhe une ju jemi shume mirenjohes te gjithe juve per punen e palodhur dhe vullnetare qe keni bere per shume vite per te mundesuar realizimin e ketyre aktiviteteve qe jane me te medhate e ketij lloji ne boten intelektuale shqiptare.
Ne dhjete minutat qe kam ne dispozicion deshiroj te fokusohem ne tre tema qe lidhen me temen bosht te Takimit, ‘Roli i Diasporës në Botën Shqiptare, Dje, Sot dhe Nesër’. Do te trajtoj krejt shkurtimisht dy temat e para, perkatesisht cfare eshte diaspora shqiptare dhe si eshte trajtuar ajo deri me sot, ne menyre qe te fokusohem me shume ne temen e trete, perkatesisht si mund te krijohen kushtet e pershtatshme institucionale per te afruar kapacitetet intelektuale dhe ekonomike nga diaspore ne funksion te nxitjes se rritjes ekonomike dhe nivelit te mireqenies ne Shqiperi, Kosove, dhe Maqedoni.
Cfare eshte diaspora shqiptare dhe cili eshte roli i kesaj diaspore? Me lejoni t’i permbledh krejt shkurt keto dy tema. Diaspora shqiptare eshte gjithe komuniteti i shqiptareve qe jetojne jashte trevave shqiptare ne Ballkan (Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi, dhe Greqi), te cilet ruajne lidhjet me rrenjet e tyre. Perafersisht, qe nga viti 1990 nga Shqiperia jane larguar rreth 1 milion veta. Mund ta marrim si te mireqene faktin qe numri i personave qe jane larguar nga Kosova dhe nga Maqedonia eshte i perafert me ate te Shqiperise, dhe luhatet ne shifrat 20-25 % te popullsise. Shumica e ketyre personave kane qene ne moshen me te mire per pune dhe largimi i tyre ka pasur efekte negative demografike dhe ekonomike per vendet tona. Duhet te shtoj gjithashtu se gjate cerek shekullit te fundit eshte larguar edhe nje pjese e mire e komunitetit shkencor te vendit.
Arsyeja qe une vete u largova nga Shqiperia ne vitin 2001, pervec deshires per te vazhduar studimet jashte shtetit, ishte mungesa e mundesive per pune dhe nepotizmi ne sektorin publik.
Ne te kaluaren e larget dhe te afert, diaspora shqiptare ka luajtur nje rol te rendesishem ne lobimin per interesat shteterore te Shqiperise dhe Kosoves, sot luan nje rol te rendesishem ne rritjen e Produktit te Brendshem Bruto (PBB) kryesisht permes remitancave dhe ‘turizmit patriotik’, ndersa e nesermja ruan nje potencial akoma te pashfrytezuar si duhet nga qeverite tona.
Bazuar ne te dhena te marra nga Banka Boterore, remitancat nga jashte ne Shqiperi kane rene nga rreth 1.5 bilion USD ne vitin 2008 ne rreth 1 bilion e 47 milion USD ne vitin 2015, pra nje renie drastike prej rreth 30%. Gjithsesi remitancat per vitin 2015 ishin me shume se investimi direkt i jashtem ne Shqiperi (970 milion USD) dhe ne Kosove (320 milion USD). Remitancat perbejne afersisht rreth 9% te PBB-se ne Shqiperi dhe rreth 17% te PBB-se ne Kosove.
PBB per person ne vitin 2015 ishte afersisht 3550 USD per Kosoven dhe 3960 USD per Shqiperine. Rritja e PBB-se ishte prej 2.6% per Shqiperine dhe 3.6% per Kosoven. PBB-ja e Shqiperise ne 2015 ishte rreth 11.5 bilion USD kurse e Kosoves rrethn6.4 bilion USD. Popullsia e dy shteteve ka nje tendence ne renie dhe ne vitin 2015 Kosova kishte rreth 1.8 milion banore ndersa Shqiperia rreth 2.9 milion banore.
Perse po i jap keto shifra? Kete nuk e bej per te mohuar zhvillimin pozitiv ekonomik e social qe ka ndodhur keto vite ne vendet tna, por per te thene qe situata mundet te permiresohet me shpejt nqs integrohet kontributi i diaspores. Gjate ketyre 25 viteve te tranzicionit shqiptar diaspora eshte shikuar kryesisht si nje faktor stabilizues i tensioneve sociale nepermjet dhenies se remitancave. Me vjen keq te them se nuk ka pasur nje qasje te studiuar nga organet e qeverisjes qendrore apo lokale ne lidhje me menaxhimin e qendrueshem te kesaj pasurie kombetare.
Po a jane remitancat i vetmi kontribut qe diaspora mundet te jape per vendet tona? Pergjigja eshte JO. Më shume rendesi ne kete faze te zhvillimit te shoqerive tona kanë aftësitë organizative, aftësitë e menaxhimit, aftësitë e punes ne ekip, si dhe vlerat dhe qëndrimet e ketyre personave që lidhen me shtetin ligjor dhe social fituar kryesisht nga përvoja e punes dhe jetes në vende perendimore. Pervec ketyre cilesive personale duhet permendur edhe kapitali social i diasporës i fituar nga përvoja ndërkombëtare dhe arsimimi, të cilat mund të kontribuojnë për rritjen e tregtisë, të biznesit, dhe lidhjet e investimeve ndermjet atdheut dhe vendit prites.
Me lejoni te kaloj tani ne temen e trete, perkatesisht si mund te kanalizohet ky kontribut i diaspores ne fushen e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor?
Sa i perket arsimit te larte dhe kerkimit shkencor eshte e qarte qe ka perfitime te dyanshme nga shkembimi i ekperiencave mes kerkuesve shkencore nga diaspora me ata nga Shqiperia, Kosova apo Maqedonia. Sic do ta shtjelloje me ne detaje profesor Gedeshi me vone, sot ka rreth 600700 persona me grada shkencore qe e ushtrojne aktivitetin e tyre ne vendet perendimore, si SHBA, Itali, Holande, Gjermani, vendet nordike e me radhe te cilet jane te gatshem te kontribuojne per periudha te ndryshme kohore ne vendet tona, nqs ekzistojne strukturat qe e mundesojne kete shkembim.
Per nxitjen dhe koordinimin e ketij shkembimi ka nevoje per politika institucionale. Nuk ka pasur deri me tani nje regjistrim te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte shtetit dhe akoma nuk i eshte dhene atyre e drejta me elementare ne nje sistem demokratik, e drejta e votes. Keto jane dy hapa te rendesishem qe do te krijojne bazen per pergatitjen e politikave te pershtatshme per ta integruar diasporen ne jeten ekonomiko-sociale te vendeve tona.
Z. Rama, rastesia e ka sjelle qe ju kam pare per here te pare nga afer ne nje kafe te quajtur ‘Quo Vadis’, kur ishit lider i opozites. Eshte nje kenaqesi e vecante qe ju kemi mes nesh sot si kryeminister i Shqiperise per te trajtuar nje teme me rendesi per shoqerine shqiptare. Si nje person i suksesshem ne administrimin e bashkise se Tiranes para se te beheshit kryeminister dhe tani si timonier kryesor i politikes shqiptare ne drejtim te ekzekutivit ju keni mundesi te lini prapa nje trashegimi si politikani qe u dha mundesine e votes 20% te shqiptareve qe jetojne jashte vendit. Po ashtu mundet te jeni politikani qe galvanizoi dhe krijoi nje sistem institucional per te vene diasporen intelektuale ne sherbim te zhvillimit shoqerise shqiptare.
Cfare mundet te behet konkretisht? Se pari, ne baze te prioriteteve te qeverise duhet te evidentohen specialiste shqiptare te ketyre fushave dhe te kete nje lloj regjistri apo databaze per kete. Neve kemi specialiste shume te mire te teknologjise dhe informacionit qe mundet te ndihmojne ne kete drejtim. Se dyti, zhvillimi i projekteve afat-mesme dhe afat-gjata te zhvillimit nga qeveria te behet me konsulence specifike nga keto specialiste te ekonomise, drejtesise, dhe fushave te tjera, ose grupe/komisione specialistesh ku te perfshihen edhe keto specialiste nga diaspora. Se treti, Ministria e Arsimit ne bashkepunim me rektoratet dhe fakultetet perkatese ka mundesi qe te krijoje kushtet qe kerkues shkencore nga diaspora te kene mundesi te vijne ne institucionet e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor per vizita te kohezgjatjeve te ndryshme per cikle leksionesh te hapura apo pune kerkimore shkencore. Se katerti, varesisht nga modeli qe mendohet si me i pershtatshem, mundet te krijohen qendra ekselence ose grupe keshillimore qe mund te japin mendimin e tyre me kerkese te qeverise mbi nje ceshtje te caktuar. Kjo eshte nje praktike e zakonshme qe ndiqet nga qeveria e Holandes. Me mundesite e komunikimit dhe levizjen e personave perdorimi i kapaciteteve njerezore nga diaspora shqiptare eshte me i mundshem se kurre me pare.
Quo vadis, ku po shkojme me diasporen shqiptare? Tani nuk shtrohet me ceshtja si rrjedhje apo fitim i trurit, por si qarkullim i trurit! Menyra se si do te rrjedhin gjerat varet shume nga hapat institucionale qe do te ndermerren per ta integruar dhe mbajtur kete kapital njerezor te diaspores intelektuale shqiptare te lidhur me vendin e origjines. Perpjekjet individuale e vullnetare te Institutit Alb-Shkenca, dhe aktoreve te tjere joshteterore, ndonese me vlere te madhe nuk mundet te zevendesojne politikat specifike shteterore qe duhet te krijohen dhe zbatohen sa me shpejt.
Instituti yne eshte i hapur per bashkepunim dhe partneritet ne kete drejtim.
Ju falemnderit per vemendjen dhe per kohen tuaj!